Drenica ka mbetur pa trajner pasi Bylbyl Sokoli, i cili deri para pak orësh e ushtroi këtë detyrë u lirua nga ky post.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra nga Skenderaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Kjo pasi trajneri kosovar ka vendosur të hyjë në parti politike dhe t’i futet garës për deputet.
Trajneri, Sokoli do të jetë pjesë e listës për kandidat nga radhët e “Lëvizjes Vetëvendosje”.
Teksa, skuadra kuqezi ka bërë të ditur se shumë pritet ta gjej pasardhësin e Bylbyl Sokolit. Aktualisht, Drenica ka mbyllur sezonin vjeshtor në vendin e parë në kuadër të Ligës së Parë në grupin A./Arbresh.info
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...