AC Milani është duke kërkuar nënshkrimin me Malcomin, anësori brazilian që ka gjetur pak hapësirë në sezonin e tij të parë te Barcelona.
Në fakt, “Rossonerët” kanë vazhduar kontaktin me agjentin e lojtarit pas takimit javën e kaluar me të në Milan, transmeton portali arbresh.info.
Drejtori sportiv i Milanit, Leonardo tentoi për të siguruar shërbimet e tij në janar në formë huazimi por Barcelona refuzoi ofertën. Por siç raporton Calciomercato, arsyeja e këtij refuzimi ishte trajneri Valverde, ndonëse situata e tij ka ndryshuar.
Me të thënë këtë, kualifikimi në Ligë të Kampionëve është diçka shumë e rëndësishme për “Rossonerët”. Jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe në lidhje me bindjen e lojtarëve si Malcom për t’iu bashkuar skuadrës.
Braziliani kishte një çmim shumë të lartë, diku rreth 45 milionë euro, ndërsa paga e tij ishte 5 milionë euro për sezon. Siç qëndrojnë gjërat aktualisht, “Rossonerët” janë duke studiuar një strategji me agjentët e lojtarët./arbresh.info/
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës