Eric Abidal ka thënë se rikthimi i Neymarit te Barcelona nuk është i pamundur në verën e këtij viti.
Sulmuesi brazilian u largua nga Camp Nou në gusht të vitit 2017 në drejtim të Paris Saint-Germain për shumën rekorde 222 milionë euro.
28-vjeçari lidhet me një rikthim te kampioni i La Liga-s, derisa në verën e vitit të kaluar edhe Real Madridi i dëshironte shërbimet e tij.
Abidal ka thënë se është e mundur që Neymar të rikthehet te Barcelona, mirëpo duhet shikuar edhe disa gjëra.
“Neymar? Gjithçka varet nga planet, pasaporta dhe shumë gjëra të tija. Gjëja më e rëndësishme është nga aspektin sportiv. Po tentojmë që të forcojmë skuadrën dhe t’i arrijmë qëllimet tona”, ka thënë ai.

“Të kesh lojtar si Lautaro Martinez dhe Neymar apo disa të tjerë, është gjithmonë e mirë për klubin”.
“Nuk e shoh si të pamundur. Do të tentojmë të punojmë në ato transferime”, ka shtuar më tej Abidal.
Neymar thuhet se mund të rikthehet te Barcelona për një shumë rreth 180 milionë euro, por mund të ndodhë edhe shkëmbimi me Ousmane Dembelen dhe një shumë të parave. /Telegrafi/
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...