Lajmi për vdekjen e Fadil Vokrrit mëngjesin e sotëm (e shtunë) ka tronditur të gjithë opinionin.
Legjenda e futbollit kosovar ndërroi jetë duke befasuar të gjithë popullin shqiptarë me largimin e tij të papritur dhe të parakohshëm, shkruan portali arbresh.info.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka shpallur të dielën ditë zie kombëtare për nder të Fadil Vokrrit. Madje, varrimi i tij, i cili pritet të bëhet nesër pasdite, është marrë përsipër për organizim nga protokolli i shtetit.
Vokrri ka shijuar një karrierë të shquar si futbollist dhe e meriton epitetin e legjendës së futbollit kosovar.
Gjatë kohës si një lojtar Vokrri kishte bartur fanellën e Prishtinës, Partizanit, Nimes, Fenerbahces, Bourges e Montlucon.
Paraqitjet e tij të shkëlqyera në fushë do të mbahen mend përgjithmonë, por në videon më poshtë mund të shikoni një supergol nga lojtari më i mirë i Jugosllavisë në vitin 1987.
Vokrri kishte bërë fillimisht një driblim fantastik në gjysmë të fushës duke ia shkatërruar karrierën dy futbollistëve para goditjes së fuqishme drejtë portës së një distancë prej 25 metrave.
Portieri kishte arritur të ndal goditjen, por Vokrri kishte shënuar më pas nga topi i kthyer./arbresh.info/
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...