Ditëve të fundit janë rritur ndjeshëm spekulimet rreth të ardhmes së Pep Guardiolës, teksa mundësia e largimit të tij nga Manchester City nuk shihet më thjesht si një hipotezë e largët.
Trajneri spanjoll ka reaguar fillimisht me humor ndaj pyetjeve për të ardhmen.
“Gjatë 3-4 viteve të fundit më keni pyetur gjithmonë për të ardhmen. Atëherë po, herët a vonë, 75 apo 76 vjeç, do të largohem nga City”, ka thënë Guardiola me shaka.
Më pas, tekniku katalanas ka folur më seriozisht për të ardhmen e tij.
“Kam ende edhe 18 muaj kontratë. Jam entuziast për rritjen e skuadrës. Tani jam këtu, por çfarë do të ndodhë në të ardhmen, kush mund ta dijë? Edhe po të kisha 10 vite kontratë apo vetëm 6 muaj, në futboll gjithçka mund të ndryshojë nga dita në ditë”, theksoi Guardiola.
Strategu spanjoll nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga stoli i Manchester City, ndërsa mediat anglez kanë nisur që tani të spekulojë mbi emrin e pasuesit të tij të mundshëm.
Mes kandidatëve të përfolur është edhe trajneri italian Enzo Maresca, i cili shihet si një profil që përputhet me filozofinë e lojës së Guardiolës./rtk
Lajm i mirë për Barcelonën, gjiganti evropian tërhiqet nga g...
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Prishtinë, lëndoh...
Qeveria ndan mbi 10.8 milionë euro për zgjedhjet e 7 qershor...
Serwer godet Gjykatën Speciale: Miliona euro të shpenzuara, ...
Osmani prezanton Kreshnik Çollakun në rrugëtimin e LDK-së pë...
Ndalohet autobusi Turqi–Prishtinë, kapen fustane dhe vello t...