Agjenti i Cristiano Ronaldo, Jorge Mendes ka thënë se “Juventusi do të jetë klubi i tij u fundit” dhe se është i “lumtur që ka marrë këtë vendim”.
“Zonja e Vjetër” ka konfirmuar zyrtarisht dje se ata kanë nënshkruar me fituesin aktual të Topit të Artë për 100 milionë euro nga Real Madridi dhe se portugezi ka nënshkruar kontratë katër vjeçare, transmeton portali arbresh.info.
“Jam shumë i lumtur për Cristianon”, ka thënë Mendes.
“Juventusi do të jetë klubi i tij i fundit dhe jam i kënaqur me vendimin që ka marrë ai. Me këtë skuadër, ai do të mbyll karrierën e tij të mrekullueshme”
“E falënderoj presidentin Andrea Agnelli në veçanti për përkushtimin e tij dhe gatishmërinë për të negociuar me Real Madridi dhe e falënderoj gjithashtu Beppe Marottan për profesionalizmin e tij”
Ronaldo i dha fund nëntë viteve të tij në Bernabeu si golashënuesi më i mirë i klubit./arbresh.info/
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...