Kupa e Afrikës dhe ajo e Azisë do të jenë turnetë e parë për vitin 2024. Kupa e Afrikës është parashikuar të zhvillohet nga data 13 janar deri më datë 11 shkurt ndërsa ajo e Azisë do të startojë më datë 12 janar deri më datë 10 shkurt.
Një nga kampionatet europiane që do të humbasë shumë futbollistë në këtë periudhë është Serie A. Plot 51 futbollistë parashikohet që për një muaj të braktisin klubet e tyre dhe të kthehen e të kontribuojnë në kombëtare.
Klubet që humbasin më së shumti lojtarë janë Udinese dhe Salernitana me nga gjashtë të tillë, më pas Cagliari, Empoli, Frosinone me katër, më pas Roma, Napoli e Lecce me nga tre lojtarë, Milan, Napoli dy lojtarë ndërsa të qetë në këtë aspekt janë Inter dhe Juventus që nuk do t’iu largohet asnjë futbollist nga organika./ss
Lista e lojtarëve që pritet të largohen:
Atalanta- Lookman (Nigeri) dhe El Bilal Touré (Mali)
Bologna- El Azzouzi (Marok)
Cagliari- Luvumbo dhe Sulemana (Angola), Mutandwa te Zambia, Shomurodov (Uzbekistan)
Empoli- Ebuehi dhe Ekong (Nigeria), Gyasi (Gana), Maleh (Marok)
Fiorentina- Duncan (Gana), Nzola (Angola), Kouamé (Bregu i Fildisht)
Frosinone– Harroui, Bidaoui, Cheddira dhe Bourabia (Marok)
Genoa- Ekuban (Gana)
Lazio- Kamada (Japoni)
Lecce- Rafia (Tunizia), Banda (Zambia), Touba (Algjeri)
Milan- Bennacer (Algjeri), Chukwueze (Nigeri)
Monza- Akpa-Akpro (Bregu i Fildisht), Machin (Guinea Ekuatoriale)
Napoli- Osimhen (Nigeri), Anguissa (Kamerun)
Roma- N’Dicka (Bregu i Fildisht) Aouar (Algjeri) Azmoun (Iran)
Salernitana- Simy dhe Ikwuemesi (Nigeri), Dia (Senegal), Coulibaly (Mali), Bronn (Tunizi), Cabral (Cabo Verde)
Sassuolo- Obiang (Guinea Ekuatoriale)
Torino- Djidji dhe Karamoh (Bregu i Fildisht), Tameze (Kamerun), Seck (Senegal)
Udinese- Ehizibue, Success dhe Okoye (Nigeri), Ebosse (Kamerun), Kamara (Bregu i Fildisht), Masina (Marok)
Verona- Folorunsho (Nigeri), Hongla (Kamerun) Hrustic (Australi)
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsen...
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plago...
Bllokohet përkohësisht qarkullimi në rrugën “Hasan Prishtina...
“Haaland dhe Rodri janë dy nënshkrimet e mia yje”, Riquelme ...
MINT publikon çmimet e reja të derivateve, nafta 1.51 euro p...
Pas rastit të Tivatit, Serbia i hakmerret Malit të Zi –...