45 minuta të çmendura në “Metropolitano”, Barça e mbyll pjesën e parë në epërsi

21:50 | 14 Prill 2026
D.H

Barcelona e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh (1:2), në sfidën e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madridit.

Lamine Yamal e nisi furishëm ndeshjen me një gol në minutën e katërt, shkruan Arbresh.info.

Teksa pas 24 minutash lojë, Ferran Torres dyfishoi rezultatin.

Kurse shtatë minuta më vonë, Ademola Lookman ngushtoi epërsinë e Barcës, dhe shënoi golin e qetësisë për skuadrën e tij.

Rezultati nga të dyja ndeshjet është (3:2) në të mirë të Atleticos, dhe ky rezultati i dërgon në gjysmëfinale madrilenët.

45 minuta të zjarrtë na presin në pjesën e dytë me skuadrën e Hansi Flick që do të tentojë përmbysjen kurse të besuarit e Simeones ta mbrojnë këtë rezultat./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale