10 ditë burgim për tifozin prizrenas që shkroi grafitin “UÇK” në Mal të Zi

Screenshot

23:29 | 23 Tetor 2025
D.H

Një tifoz “Arpagjik’t” është dënuar me 10 ditë burgim pasi shkroi grafitin UÇK në Mal të Zi.

Bëhet fjalë për Edison Shehun nga Prizreni, raporton Vijesti.

Sipas tyre ai në Meljine shkroi grafitin “APRZ UÇK 1878”.

LEXO EDHE:

Incident në Mal të Zi, raportohet se dy tifozë të Bashkimit janë ndaluar nga policia për grafite UÇK

Sipas “Vijesti”, shtetasi i Kosovës kreu shkelje të nenit 18 të Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike, i cili përcakton se kushdo që shkakton dëme në ndërtesa, monumente ose objekte të tjera duke shkruar grafite ose mbishkrime të tjera në këto objekte do të dënohet për shkeljen me një gjobë prej 50 deri në 400 euro ose me burgim.

Këtë lajm për mediumin malazez e konfirmoi edhe Gjykata për Kundërvajtje të Vogla e Budvës – Departamenti i Hercegnovit.

“I pandehuri u soll në gjykatë në orën 21:30, me akuzën se sot, rreth orës 4 të pasdites në Hercegnovi, në qytetin Meljine, shkroi grafite me ngjyrë të kuqe spreji që përmbanin fjalët ‘ARPZ UÇK 1878’. I pandehuri pranoi kryerjen e veprës penale dhe theksoi se mbishkrimi ‘ARPZ’ i referohet grupit të tifozëve të cilit i përket, ndërsa emri ‘UÇK’ i referohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe se mbishkrimi ‘UÇK’ nuk është në kontekstin e grupit të tij të tifozëve. U urdhërua që i pandehuri të dërgohet menjëherë për të vuajtur dënimin e tij në Drejtorinë për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale”, u tha për “Vijesti”.

LEXO EDHE:

Bashkimi reagon pasi u arrestuan tifozëria “Arpagjik’t” në Mal të Zi

Shpërndaje në rrjete sociale