Manchester United do të përballet me Brentford sonte në mbrëmje, në një ndeshje të rëndësishme në kuadër të Premier League-s, por do të jetë pa katër lojtarë kyç të skuadrës.
Në historikun e përballjeve mes dy skuadrave, United ka dominim të lehtë, me pesë fitore në 10 ndeshjet e fundit, kundrejt tre fitoreve të Brentfordit dhe dy barazimeve.
Skuadra e drejtuar nga Michael Carrick aktualisht ndodhet në vendin e tretë në tabelën e Premier League, tetë pikë përpara vendit të gjashtë të Brighton & Hove Albion, me një ndeshje më pak të zhvilluar, në garën për kualifikim në Ligën e Kampionëve.
Lajm pozitiv për “Djajtë e Kuq” është rikthimi i mbrojtësit Harry Maguire, i cili mungoi në ndeshjet e fundit për shkak të pezullimit.
Megjithatë, United do të jetë pa disa lojtarë të rëndësishëm në mbrojtje, për shkak të lëndimeve dhe pezullimeve. Jashtë janë Matthijs de Ligt (lëndim në shpinë), Lisandro Martínez (i pezulluar), Patrick Dorgu Larsson (dëmtim në kofshë) dhe Leny Yoro.
Konjufca me akuza, thotë se përmes presidentit po tentohet t...
Çitaku, VV-së: Zgjedhja e presidentit s’është hajgare, por o...
47 sportistë të rinj përfitojnë bursën “Shpresa Olimpike 202...
Kurti: Kompromisi në një demokraci duhet të jetë demokratik,...
Kurti: Dështimi për zgjedhjen e presidentit e dërgon vendin ...
Goditi me grusht kapitenin e ekipit kundërshtar, portieri sp...