Inter mposhti Atletico Madridin mbrëmë me rezultat 1-0.
Yan Sommeri mbajti portën e paprekur edhe njëherë tjetër, shkruan Arbresh.info.
35-vjeçari arriti për të 21-tën herë këtë sezon, sukses për të cilin i ndan meritat me shokët e skuadrës.
“Sekreti ynë është ekuilibri i mirë që arrijmë të kemi midis sulmit dhe mbrojtjes. Por edhe harmonia me njëri-tjetrin në fushë.
Fitorja 1-0 ndaj Atleticos na jep një avantazh të vogël në lidhje me kualifikimin, por kemi ende punë për të bërë në ndeshjen e kthimit.
Por nëse mbrohesh mirë dhe e bën me gjithë potencialin e skuadrës, atëherë gjithmonë do të krijohen rastet për gol në sulm. Kjo është ajo që bën një ekip të mirë”, theksoi zvicerani.
Sommer, ka 87 paraqitje me kombëtares helvete, kurse tani po luan sezonin e parë në Serie A me skuadrën e Simone Inzaghit./Arbresh.info/
Zvicër: Kosovarit iu refuzua shtetësia në Aargau, por fiton ...
“Ma nxori zemrën nga vendi“, fëmijë 9–10 vjeç në Kosovë përd...
Kosova po e “mban” turizmin në Shqipëri
Udinese në ndjekje të Marash Kumbullës, pritet drita jeshile...
“The Standard” rekomandon Shqipërinë si destinacionin kryeso...
Raporti 24-orësh i Policisë: 109 të arrestuar në Prizren për...