Sot zhvillohet xhiroja e fundit e sezonit në Premier Leauge, kampion i se cilës do te jetë Manchester City.
Por, vëmendja e kësaj xhiroje do të jetë te pozitat që sigurojnë pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve dhe Europa Lige.
Chelsea, Liverpool e Leicester City janë në garë për vendin e 3 dhe të 4 që u siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.
Skuadra më e suksesshme angleze në garat evropiane, Liverpool, ka fatin në duart e veta, pasi me fitore kundër Crystal Palace do të siguronte kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Edhe Chelesa me fitore kundër Aston Villës do të kualifikohej.
Ndërsa Leicesteri që luan kundër Totenham, duhet të shënoj fitore dhe të shpresoj në humbje të Chelseas ose Liverpool, apo barazim të kësaj të fundit.
Ndërsa edhe për Europa Lige do të vendoset në këtë xhiro.
Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 17:00. /arbresh.info/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...