Agim Ademi shpalos edhe një herë programin para votimit për kreun e FFK-së
Agim Ademi tashëm është rizgjedhur kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës edhe për një mandat të ri.
Pas votimit të Kuvendit të FFK-së, është konfirmuar edhe zyrtarisht mandati i ri për Agim Ademin.
Prezent kanë qenë 43 votues, ku 42 kanë votuar për dhe vetëm një abstenim.
Kujtojmë se Ademi ishte kandidati i vetëm për kryetar të FFK-së, duke ia dalë kështu të vazhdojë edhe për katër vite të tjera në një votim të hapur.
Në këtë konventë punuese ishin të pranishëm edhe të dërguarit nga FIFA dhe UEFA, që monitoruan të gjithë procesin. / arbresh.info/
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...