Vashat e Kombëtares së Kosovës e ka nisur në mënyrën më të mirë ciklin kualifikues në Ligën C për Kupën e Botës 2027, duke fituar me rezultat 6-0 ndaj Gjibraltarit.
Në ndeshjen e zhvilluar në “Fadil Vokrri”, Kosova e nisi furishëm, duke shënuar që në minutën e katërt me Kaltrina Biqkajn.
Nuk vonoi shumë dhe Sara Sahiti realizoi për 2-0 në minutën e 26-të, që do të jetë edhe rezultati i pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, të besuarat e Sami Sermaxhajt shtuan presionin dhe numrin e golave.
Ishte Modesta Uka që shënoi në minutën e 63-të për 3-0, ndërsa Erleta Memeti shënoi në minutën e 72-të për 4-0.
Gentian Feraj shënoi dy herë radhazi në minutat 76 dhe 87 për rezultatin përfundimtar 6-0.
Kosova e nis me fitore në këto kualifikime, ku është në grup edhe me Kroacinë dhe Bullgarinë.
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...