Trajneri i Atlético Madrid ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së kthimit Ligën e Kampionëve ndaj Barcelonës, duke theksuar besimin e plotë te skuadra e tij për të kaluar tutje.
Ndeshja e parë në “Camp Nou” u mbyll 0-2 në të mirë të madrilenëve, dhe tashmë ata kanë edhe avantazhin e fushës, shkruan Arbresh.info.
I pyetur nëse Jan Oblak do të jetë titullar, ai u shpreh se ende nuk e ka vendosur formacionin.
“Nuk ua kam dhënë ende formacionin lojtarëve. Ua komunikoj në hotel, zakonisht rreth orës shtatë, dhe deri atëherë kemi kohë për të vendosur si do të nisim”.
Sa i përket avantazhit 2-0 nga ndeshja e parë, trajneri theksoi se kjo nuk do ta ndryshojë qasjen e ekipit.
“Ne e dimë çfarë duhet të bëjmë dhe do të dalim në fushë për të kërkuar rezultatin. Objektivi ynë është të kalojmë tutje dhe do të luajmë për ta arritur këtë”.
Ai shtoi se skuadra është mësuar të përballet me kundërshtarë të fortë dhe se qasja nuk do të ndryshojë.
“Do të luajmë siç kemi bërë gjithmonë ndaj tyre. E dimë mirë kundërshtarin, por synimi ynë mbetet kualifikimi”.
Tutje foli për mungesat në mbrojtje dhe komunikimin me lojtarët si Robin Le Normand dhe Clément Lenglet.
“Nuk ka nevojë për shumë fjalë. Ata e dinë shumë mirë çfarë kërkohet. Le Normand po përmirësohet nga ndeshja në ndeshje, ndërsa Lenglet ka përvojë të madhe dhe ne synojmë të nxjerrim më të mirën nga të dy”.
Trajneri theksoi gjithashtu se avantazhi nga ndeshja e parë nuk garanton asgjë.
“Çdo gjë që imagjinojmë para ndeshjes është vetëm teori. Pastaj fillon loja dhe mbetet vetëm besimi dhe siguria në atë që duam të bëjmë”.
Në lidhje me arbitrimin, ai u shpreh se nuk është i fokusuar në këtë aspekt.
“Nuk po mendoj për arbitrat. Ata kanë një punë shumë të vështirë, sidomos në këtë fazë, por unë jam i fokusuar vetëm te skuadra ime”.
Duke komentuar edhe statistikat pozitive në shtëpi në ndeshjet vendimtare të Champions League, ku nuk ka humbur asnjëherë, ai tha shkurt: “Kjo është pjesë e futbollit”.
Në fund, ai theksoi se skuadra do ta trajtojë këtë sfidë si çdo tjetër në shtëpi.
“Do ta menaxhojmë si çdo ndeshje që kemi luajtur në stadiumin tonë që kur jam këtu”.
Ndeshja mes Atleticos dhe Barcelonës luhet nesër me fillim nga ora 21:00./Arbresh.info
Trump thotë se Irani telefonoi këtë mëngjes: Ata do të donin...
Sinani: Serbia po përdor metoda moderne të spastrimit etnik ...
Hapet Samiti i Diasporës, Begaj: Jeni partnerë të së ardhmes...
“Në 99%, Calhanoglu do të veshë fanellën e Galatasaray...
“Duhet të shkojmë ‘all-in’ dhe të japim gjithçka, beso...
Kryeministri i ri i Hungarisë ia bën të qartë Putinit: Nuk d...