Manchester City kualifikohet në gjysmëinale, pas trillerit të penalltive me Leicester City
Manchester City ka arritur të kualifikohet për në gjysmëfinale të Carabao Cup, duke e eliminuar Leicester City pas penalltive.
Pep Guaridola për këtë sfidë kishte vendosur të startojë me ekipin e dytë, duke lënë shumë yje të skuadrës së tij jashtë kësaj sfide, ndërsa Leicesteri kishte vendosur ekipin më të fortë.
Por, ky vendim i trajneri spanjoll iu kthy boomerang, pasi skuadra vendase ‘luftoi’ dhe i shkaktoi telashe të mëdha deri në sekondat e fundit të takimit.
Golin e parë të takimi e shënoi City, në minutën e 26 nëpërmjet portugezit, Bernardo Silva, për rezultatin 0 me 1.
Gol më nuk pati deri në minutën e fundit të takimit, kur Leicesteri fitoi një penallti.
Të cilën sulmuesi kryesor i skuadrës, Jamie Vardy e konvertoi në gol dhe i dërgoi të skuadrat në vazhdime.
Gjatë dy pjesëve të vazhdimeve më nuk pati gola dhe skuadrat shkuan në penallti.
Liderët aktual të Premierligës, u treguan më të saktë nga pika e bardhë dhe fituan 3 me 4.
Vlen të theksojmë se dy penalltitë e fundit të skuadrës vendase nuk i shënuan dy lojtarët kyç, Jamie Vardy dhe Riyad Mahrez.
Për City të saktë nga katër tentime u treguan Ilkay Gundogan, Yaya Toure, Lucas Nmecha dhe Gabriel Jesus. /arbresh.info/
Hasani: Osmani i ka “uzurpuar” kompetencat e Kuvendit të Kos...
Çeku uron 7 Marsin: Mësuesit kanë rol themelor në zhvillimin...
Izraeli sulmon me 80 avionë luftarakë Iranin, shënjestër uni...
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...