Sacramento Kings kanë mposhtur kampionët në fuqi Golden State Warriors, duke e quar serinë e fitoreve në 2:0.
Ndeshja e zhvilluar në kuadër të Konferencës Perëndimore përfundoi me rezultat 114-106.
Kjo është hera e parë që Worriors pësojnë dy humbje të njëpasnjëshme në play-off të NBA-s që nga viti 2019.
De’Aaron Fox dhe Domantas Sabonis ishin heronjtë e Kings me nga 24 pikë secili.
Ndeshja u ndez kur lojtari i Worriers, Draymond Green u përjashtua nga loja, pasi shkelmoi Sabonisin.
Dyshja u përplasën nën koshin e Worriors me Sabonis që u rrëzua në parket pas një shtyrje nga Klay Thompson.
Derisa, Green ishte duke vrapuar këmba e tij shkeli mbi lojtarin e Kings që rezultoi në një përjashtim të menjëhershëm.
Serie ku do të luhen shtatë ndeshje vazhdon të enjten në San Francisco.
Të hënën u zhvillua edhe përballja ndërmjet Philadelphia 76ers dhe Brooklyn Nets.
Philadelphia 76ers ishte duke humbur me 10 pikë, por në fund u rikthyen për të fituar 96:84.
Të enjten në Brooklyn zhvillohet ndeshja e tretë/Arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...