Pavarësisht se e udhëhoqi Liverpoolin drejt titullit të tyre historik të 20-të në kampionat, ndërkohë që regjistroi numrin më të lartë të përfshirjeve në gola në Evropë, Salah është shumë larg të qenit favoriti për të fituar Topin e Artë.
Ousmane Dembele dhe Lamine Yamal janë padyshim favoritët dhe ndërsa shumë vënë baste për dyshen, braziliani Casemiro ka zgjedhur Salah si fituesin e mundshëm.
“Është shumë e vështirë, por sipas mendimit tim, e meriton Salah. Ai është lojtari më me shumë ndikim në lojë. Ai shënon shumë dhe jep shumë asiste. Mendoj se Liverpool-i nuk e fitoi Champions League sepse ai pati pak një rënie në pjesën e dytë të sezonit. Por, për mua, lojtari më i ekuilibruar i sezonit është Salah”, tha ai.
Ceremonia e Topit të Artë mbahet sonte në Paris. Fitues në fuqi i këtij çmimi është Rodri./Arbresh.info
Në ditëlindjen e 24-të, Dj Gimbo i sjell defatore Selin Boll...
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...