KF Llapi njofton se ka arritur marrëveshje të dyanshme me mesfushorin Bleron Fetahi për përfundimin e kontratës.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
“Duke parë konkurrencën dhe në kërkim të më shumë hapësirës për zhvillim, Fetahi ka kërkuar mirëkuptimin e klubit për t’u larguar, me qëllim që të provojë veten në një ambient tjetër.
Mesfushori mitrovicas ishte pjesë e ekipit U21 të KF Llapit dhe ishte nën kontratë me klubin, ku gjatë angazhimit të tij tregoi përkushtim dhe profesionalizëm në përmbushjen e detyrave të tij.
KF Llapi e falënderon Bleron Fetahin për angazhimin dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës”, thuhet në njoftimin e klubit.
Fetahi më parë ishte pjesë e Trepcës./Arbresh.info
“Jemi të mërzitur por ka lojtarë që thonë trajner jam ...
Peja emëron në krye të shtabit teknik ish-trajnerin e Prisht...
Osmani premton medalje Presidenciale për Kombëtaren e Kosovë...
Kuvendi mban seancë plenare më 2 prill
Presidenti i Kroacisë anulon samitin Brdo-Brijoni: Nuk duan ...
Intervistohet Shkëlzen Gashi dhe i bastiset banesa, Prokuror...