Skuadra nga Prizreni, Bashkimi sot ka ndarë rrugët me Valmir Kakrukin.
Lajmi e ka konfirmuar vetë klubi basketbollistik Bashkimi, në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
“Me kërkesë të lojtarit, klubi ynë ka shkëputur marrëveshjen e bashkëpunimit me lojtarin Valmir Kakruki”, thuhet në njoftimin e Bashkimit.
Prizrenasit gjithashut kanë falenderuar lojtarin për kontributin e dhënë.
Kakruki ka menduar shpejtë të ardhmen e tij dhe është transferuar tek skuadra e Çair 2030.
Ky klub bënë pjesë në Superligën e Maqedonisë së Veriut dhe është nga qyteti i Shkupit.
Valmiri ka përvojë në elitën e Maqedonisë ku ka luajtur edhe më herët atje, para se të transferohej tek Sigal Prishtina.
Kujtojmë se Kakruki ka qenë sezonin e kaluar pjesë e Prishtinës teksa këtë verë u transferua tek Bashkimi por që nuk rezultoi transfer i suksesshëm.
Bashkimi sipas gjitha gjasave këto ditë pritet të zyrtarizoj zëvendësuesin e Kakrukit, bëhet fjalë për një lojtar që e njeh mjaftë mirë kampionatin e Kosovës./Arbresh.info/
Rahoveci 029 prezanton Richard Granberry në ditën e fundit t...
Parandalohet futja e 5 telefonave në Qendrën e Paraburgimit ...
Mot me diell javën e ardhshme, temperatura arrin 17°C
Trump thotë se SHBA-ja shkatërroi nëntë anije të marinës ira...
Kapaciteti ynë ushtarak mbetet i paprekur, thotë ministri i ...
Prishtina – Drita, formacionet zyrtare