Skuadra katalunase, Barcelona është duke përgatitur disa oferta për transferimin e disa lojtarëve në mënyre që ta forcojnë skuadrën e tyre.
Emra të lojtarëve, si Raheem Sterling, Bernardo Silva, Robert Lewandowski, janë emrat të cilët janë të përfolur kohëve të fundit në lidhje me ndonjë transferim të mundshëm drejt Barcelonës.
Ndërsa gjatë ditës së sotme, është përfolur edhe emri i Angel Di Maria-s si opsion për t’u transferuar drejt skuadrës së Xavi Hernandez.
Sipas “Relevo”, Argjentinasi dhe klubi kanë pasur kontakte të drejtpërdrejta, ndërsa 34-vjeçari ka shprehur interesim të kthehet në ligën spanjolle, kurse klubit katalunas i pëlqen përvoja e tij, përcjell arbresh.info.
Barça y Di María, operación en el horno. ??
El argentino prefiere jugar en España y el área deportiva azulgrana, con la que ya ha tenido contactos, lo ve con muy buenos ojos. Experiencia, polivalencia y rendimiento inmediato. Ambas partes han hablado y quieren hacerlo. pic.twitter.com/8h5r1dSj1D
— Relevo (@relevo) June 6, 2022
Në garë për Kartonin e Di Maria-s është edhe Juventusi, të cilët deri më tani ende nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje.
Angel Di Maria është larguar nga Paris Saint-Germain si lojtarë i lirë pas 7 sezonave me fanellën e PSG-së.
Në sezonin 2021/22, ka arritur të paraqitet në 26 ndeshje, duke shënuar 5 gola dhe duke krijuar 7 asistime.
Ndërsa argjentinasi me fanellë të Paris Saint-Germain, ka zhvilluar plotë 295 ndeshje ndërsa ka shënuar 91 gola dhe ka krijuar 111 asistime./arbresh.info/
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...