Google ADS

Ballkani sot kërkon fitoren ndaj Astanës

08:19 | 26 Tetor 2023
D.H

Ballkani sot luan ndeshjen e xhiros së tretë në kuadër të garës Uefa Conference League, ndaj Astanës së Kazakistanit.

Ndeshja fillon në ora 18:45 dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, shkruan Arbresh.info.

Ballkani kërkon të vazhdojë serinë e ndeshjeve pa humbje në tempullin “Fadil Vokrri” edhe sonte, ndaj një Astane e cila ka dy humbje në dy ndeshjet e para të kësaj gare.

Suharekasit kanë një fitore ndaj Dinamos së Zagrebit kurse kanë humbur ndeshjes e parë, në udhëtim ndaj Plzenit.

Momentalisht grupit C ku luajn këto dy skuadra, tabelës i prinë Plzen me 6 pikë, në vendin e dytë është Ballkani me 3 pikë aq sa ka edhe Dinamo Zagreb por që suharekasit në duele direkte janë më të mirë se kroatët, kurse e funda është Astana pa pikë.

Kujtojmë se gjyqtar kryesor i kësaj ndeshje do të jetë greku Vosilis Fotias./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale