12 super lojtarë që asnjëherë nuk e fituan Ligën e Kampionëve

11:50 | 28 Maj 2020

Shumica e lojtarëve të njohur kanë arritur të fitojnë garën me prestigjioze në botë, Ligën e Kampionëve.

Mirëpo, janë disa lojtarë që kanë pasur karrierë të mrekullueshme, por ishin pafat në Ligën e Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.

Këta janë 12 yjet e futbollit që asnjëherë nuk kanë arritur të fitojnë Ligën e Kampionëve:

1.Zlatan Ibrahimovic

Ibrahimovic ishte te Inter në vitin 2008/09, kur Barcelona e fitoi Ligën e Kampionëve, ndërsa vitin tjetër kaloi te Barcelona, ndërsa Inter e fitoi trofeun.

Sulmuesi luajti në gjashtë klube të mëdha, si Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, AC Milan dhe PSG, por asnjëherë nuk arriti as në finale.

2.Ronaldo Nazario (Fenomeni)

Braziliani është një emër tjetër i njohur që nuk arriti të fitojë Ligën e Kampionëve.

Kur arriti te Real Madrid në vitin 2002, ata dështuan të fitojnë Ligën e Kampionëve, trofe të cilin e kishin fituar tri herë në pesë vite.

3.George Weah

Weah iu bashkua Milan-it duke fituar trofe, por ishte i pafat sepse asnjëherë nuk ia dolën të kalojë fazën e grupeve.

4.Lilian Thuram

Thuram cilësohet si një ndër mbrojtësit e krahut më të mirë në histori, por dështoi në trofeun e Ligës së Kampionëve.

Ai ishte pjesë e Milan kur u mposhtën nga Juventus në finale.

5.Gianluigi Buffon

Buffon cilësohet si një ndër portierët më të mirë të historisë së futbollit, por ende s’ka arritur të fitojë Ligën e Kampionëve.

6.Ruud van Nistelrooy

Van Nistelrooy është një ndër golashënuesit më me së shumti gola në Ligën e Kampionëve, por nuk e fitoi asnjëherë trofeun.

Arritja më e lartë ishte gjysmëfinalja ku u mposhtën nga Bayer Leverkusen në vitin 2002.

7.Patrick Vieira

Vieira është një tjetër lojtar që ka luajtur për shumë skuadra, mirëpo nuk ishte pjesë e tyre kur ata fituan Ligën e Kampionëve.

8.Michael Owen

Owen arriti të fitojë Topin e Artë dhe luajti për tre kampion të Ligës së Kampionëve, por nuk ishte pjesë e tyre kur fituan trofeun.

9.Fabio Cannavaro

Cannavaro pas tri viteve te Real Madrid, kaloi te Juve, mirëpo nuk ia doli të këtë sukses në Ligën e Kampionëve.

Ai ishte pjesë e “Bianconerëve” kur u mposhtën në çerekfinale nga Liverpool në vitin 2005.

10.Eric Cantona

Cantona njihet si legjenda e Manchester Unietd, mirëpo në Ligën e Kampionëve në dy sezonet e fundit të karrierës u mposhtë në gjysmëfinale dhe finale.

11.Pavel Nedved

Nedved fitoi Topin e Artë në vitin 2003, por skuadra e tij, Juventus humbi në finale ndaj Milan në penallti.

12.Denis Bergkamp

Bergkamp ishte pjesë e rëndësishme e Ajax në vitet e 90-të, mirëpo ai kaloi te Inter, vit në të cilin Ajax fitoi Ligën e Kampionëve./arbresh.info.

Lajmet më të lexuara