Në një prononcim për të Mapon, zëvendës ndihmës Sekretari amerikan në detyrë, Mathew Palmer, thotë se ambasadori aktual amerikan, Donald Lu, do të largohet nga Shqipëria në verë.
I pyetur mbi ndryshimin e mundshëm te politikës së SHBA ndaj Shqipërisë, Palmer përgjigjet se përparësitë e politikës së Washington-it do të jenë të njëjta.
Si të tilla ai liston mbështetjen e reformës së gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndaj ekstremizmit të dhunshëm.
Zyrtari i Departamentit të Shtetit thotë se për emrin e ambasadorit të ri duhet pyetur në Shtëpinë e Bardhë.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin