Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, gjatë një deklarate për mediat tha se nga zjarri në Kuç të Vorës rrezikon edhe një repart ushtarak, i cili disponon armë dhe municione.
Gjithashtu Kodheli shtoi se kjo situatë e zjarreve e prish imazhin e Shqipërisë në një periudhë të rëndësishme të turizmit.
“Kjo e prish imazhin e Shqipërisë në një moment të sukseshëm për Shqipërinë kur flitet për një turizëm në rritje, kur flitet për një mikpritje, kur flitet për një Shqipëri e cila ndryshon çdo ditë pozitivisht. E prish imazhin e Shqipërisë ashtu siç prish pronat e qytetarëve ashtu siç prish dhe dëmton gjithçka të ngritur me mundim dhe djersë. Kanë 48 orë që luftojnë me flakët. Krejt pranë zjarrit është vendosur një fabrikë që prodhon fishekzjarre, dhe po pranë zjarrit është edhe një repart ushtarak që disponon armatime dhe municione. Të dyja janë objekte të një sensibiliteti të vençantë, ndaj të cilave duhet mbajtur një distancë e konsiderueshme kur flitet për një situatë të tillë”, tha Kodheli.
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...
Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbard...