Leeds shënon fitore të madhe në luftë për mbijetesë, mposht Man Unitedin në “Old Trafford”

22:57 | 13 Prill 2026
D.H

Leeds United ka arritur një fitore të madhe në luftën për mbijetesë ndaj Manchester United në “Old Trafford” me rezultat 1-2 në kuadër të xhiros së 32-të në Premier League.

Gjithçka nisi mirë për mysafirët kur Okafor realizoi pas pesë minutave lojë, shkruan Arbresh.info.

Po i njëjti futbollist realizoi për 0-2 në minutën e 29-të. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

Telashet për Man United nuk u ndalën as një pjesën e dytë, kur Lisandro Martinez u përjashtua nga loja me karton të kuq në minutën e 56-të.

Por kjo nuk e pengoi skuadrën e Carrick që të realizoi gol. Casemiro ngushtoi diferencën në minutën e 69-të pas një asistimi nga Bruno Fernandes.

Mirëpo kaq ishte nga vendasit pasi Leedsi u mbajt mirë deri në fund dhe arriti tri pikë të arta në një stadium të vështirë.

Me këtë fitore tashmë ata largohen edhe më shumë nga zona e rrezikshme, ku tashmë kanë 36 pikë në pozitën e 15-të. Ndërkohë Man United mbetet e treta me 55 sosh aq sa ka edhe Aston Villa e katërta.

Përballjen e radhës, “Djajtë e Kuq” e luajnë ndaj Chelseat në “Stamford Bridge”, kurse Leedsi e pret në shtëpi Ëolvesin e fundit në tabelë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale