Në ceremoninë e Samitit të katër të Diasporës që u mbajt sot në Pallatin e Kongreseve, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dekoroi personalitete të Diasporës shqiptare të spikatur në fushat e tyre.
Ish-kapiteni i Kombëtares Lorik Cana u dekorua me “Urdhrin e Skënderbeut”. Cana u shpreh gjatë fjalës së tij se është përpjekur me punë gjithnjë të mbahet lart krenaria dhe nderi i shqiptarëve.
“Gjithmonë kur jeni pranë një paneli me njerëzit tonë të mbledhur që kanë spikatur, pavarësisht se kemi luajtur në stadiume plot mbetet një diçka e veçantë. Më e veçantë kur ka të bëjë me një urdhër dhe mirënjohje duke pasur një vlerësim mbetet një krenari. Nuk e pranoj vetëm në emrin por në emrin e familjes sime, Agimit, gjyshërve, Ganiu ish delegat, xhaxhait tim. Duke shkuar deri te gjithë ky brum që na ka frymëzuar”, u shpreh Cana.
Personalitete të tjera që u nderuan: Gentian Toshkëzi, Kalorës i Urdhrit Suprem të Shqiponjës; Klarita Gërxhani, Kalorës i Urdhrit të Lisit Akademik; Shqiponjë Telhaj, Kalorës i Urdhrit të Lisit Akademik; Markus Schuhmann, Oficer i Urdhrit të Skënderbeut dhe Andres Lindberg Oficer i Urdhrit të Skënderbeut./tch
“Nuk është kompetencë e tij“, Pacolli tregon për raportet e ...
Pacolli akuza të forta për Valon Llukën: Më ka vjedhur 5 mil...
“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndë...
Konjufca: Mërgata në Amerikë nyja që lidh Kosovën me SHBA-në
Llapi me reagim zyrtar, ankohet në referim pas humbjes nga D...
Pacolli: Do të shkoj në Arbitrazh ndërkombëtar për Aeroporti...