Ylli shqiptar në CS2, Drin “makazze” Shaqiri me ekipin e tij Natus Vincere e ka fituar sfidën e parë në turneun “IEM Rio” ndaj B8 me rezultat (2:1) me mapa.
Skuadra e Drinit e nisi për mrekulli ndeshjen duke e fituar mapin e parë “Anicent” me rezultat bindës (13:0), shkruan Arbresh.info.
Por në mapin e dytë “Inferno”, B8 u rikthye fuqishëm dhe e fitoi (13:4).
Në mapin që e vendoste fituesin “Dust 2”, NAVI nuk i la asgjë rastësisë dhe në krye me Drinin arriti një triumf (13:5), për ta vulosur triumfin në ndeshjen e parë.
Si gjithnjë, talenti shqiptar “makazze” i priu listës së eliminimeve me 38 sosh në tre mapa. Ai pati gjithashtu një vlerësim 1.42, që tregon performancën më të lartë gjatë ndeshjes.

Kundërshtari i radhës i Na’Vi do të jetë fituesi i takimit Furia – Passion UA. Takimi do të zhvillohet nesër rreth orës 20:00./Arbresh.info
FSK-ja drejt Gazës, Amerika vendos kur nisen trupat nga Koso...
Barcelona ka disa objektiva për merkaton e verës, ndër ta ed...
Alarm për bombë në 24 shkolla dhe në Aeroportin e Podgoricës...
E rëndë në Itali: Nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e ...
Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Rënie e lehtë e çmimit të naftës në Kosovë