Për shkak të situatës së rënduar nga zjarri në fushën e mbetjeve pranë inceneratorit të Elbasanit, në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe efektivë të Forcave të Armatosura.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bën të ditur se 20 efektivë të FA dhe 5 mjete janë angazhuar për shuarjen e flakëve.
“Forcat e Armatosura iu përgjigjën menjëherë kërkesës së autoriteteve vendore të Elbasanit për të ndihmuar më vënien në kontroll të flakëve në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane. 20 efektivë të BMEC-së dhe 5 mjete janë nisur krah forcave zjarrfikëse të Elbasanit për të frenuar përhapjen e zjarrit që favorizohet nga era dhe temperaturat e larta”, njofton ministri Peleshi.
Zjarri në fushën e mbetjeve pranë inceneratorit të Elbasanit nisi mbrëmjen e sotme. Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen./tvklan.al/
Derisa Osmani po tregonte lajmin për heqjen e masave, ndërhy...
Kearns: Milan Radoiçiq dhe bashkëpunëtorët e tij duhet të pë...
Kryediplomati grek pritet të vizitojë Kosovën
SHBA gati sanksionet e reja kundër Rusisë nëse Putin refuzon...
Moti në Shqipëri me vranësira të dendura dhe mjegull
LDK thërret konferencë për media