Situata e zjarreve në Shqipëri është bërë alarmante. Së fundmi flakët nuk kanë kursyer as kryeqytetin ku mësohet se një vatër zjarri është hapur në një pjesë të Parkut të Liqenit.
Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një zjarr masiv të rënë në parkun e liqenit, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse që po punojnë për izolimin e flakëve dhe mos përhapjen e tyre në të gjithë parkun. Deri tani nga flakët nuk rrezikohen banesat.
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme bëri të ditur të enjten se rreth 11 vatra zjarri janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në disa qarqe të vendit.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë