Një zjarr ka përfshirë zonën e fshatit të Panajasë në Vlorë, Shqipëri.
Era e fortë dhe temperaturat e larta kanë favorizuar përhapjen e flakëve.
Siç raporton “Top Channel”, në këto momente, zjarri po djeg bimësi dhe shkurre, ndërsa flakët po avancojnë me shpejtësi drejt kodrave dhe zonave me ullishte.
Situata paraqitet problematike edhe për shkak të terrenit të vështirë, që po pengon ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse që të shuajnë flakët me ujë. Ata janë duke izoluar me mjete rrethanore zjarrin.
Ndërkohë, era e fortë po ndihmon përhapjen e mëtejshme të zjarrit, duke rrezikuar sipërfaqe të tjera me bimësi dhe ullinj.
Komuna e Prishtinës shqipton 4 gjoba nga 500 euro për hedhje...
‘‘Problemet pas 100 eurove’’, Cakolli për vendimin e qeveris...
Olympiacos mposht Fenerbahçe, kalon në finale të EuroLeague
Zgjedhjet e 7 qershorit, mbi 15 mijë votues më shumë në list...
Zjarr në Vlorë, era e fortë përhap me shpejtësi flakët në ko...
Miftaraj: Kurti, politikan mesatar ballkanik – Gjatë qeveris...