Këtë të martë ka përfunduar afati zyrtar i regjistrimit të ankesave në KQZ për zgjedhjet e 25 qershorit në Shqipëri.
Në një konferencë të posaçme për shtyp, kreu i këtij institucioni Klement Zguri tha se tashmë është koha që task force e qeverisë e ngritur për monitorimin e zgjedhjeve të bëjë publike rezultatin e punës së tyre. Gjithashtu ai ka kërkuar nga organet e hetimit të përfundojnë sa më shpejt hetimet për regjistrimin e çështjeve hetimore që kanë bërë për zgjedhjet, raporton TCH
“Procesi me gjasë do investojë dhe Kolegjin Zgjedhor, drejtësia ku KQZ mbështetet plot besim. Po procesi ka regjistruar incidente dhe shkelje tëe natyrave të tjera që kërkojnë reagimin dhe të institucioneve të tjera. Task Force e ngritur nga Këshilli i Ministrave për monitorimin e zgjedhjeve, apo Departamenti i Administratës Publike janë marë gjerësisht me problematikën e zgjedhjeve. Është momenti që këto organizma të bëjnë publik rezultatet e punës së tyre, në mënyrë të veçantë organet e ndjekjes penale, ka regjistruar çështje hetimore. Shqiptarët presin të bëhen publik sa më shpejt rezultati i procedimeve penale për të gjitha veprat penale në fushën e zgjedhjeve që janë në hetim”, tha Zguri.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit