Rreth 309 mijë zgjedhës në 5 bashki të vendit do u drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj.
Kryeministri Edi Rama ftoi qytetarët e Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit e Tepelenës, për të votuar sot në zgjedhjet e pjesshme vendore për kryebashkiakët e rinj.
Në këto bashki garojnë kandidatët e Partisë Socialiste dhe kandidatët e mbështetur nga forcat e opozitës.
Në bashkinë Vlorë, për postin e kryetarit të bashkisë garojnë Brunilda Mersini nga Partia Socialiste, si dhe kandidati Dionis Sota i mbështetur nga opozita.
Në Bashkinë Cërrik në garë janë Eligert Hima kandidat i propozuar nga subjekti zgjedhor “Lëvizja Shqipëria Bëhet”, Amarildo Hoxha i propozuar nga zgjedhësit dhe i mbështetur nga opozita dhe Florenc Doka nga Partia Socialiste.
Në Bashkinë Mat garojnë Altin Bojni nga Partia Socialiste, Eduart Brahilika i propozuar nga zgjedhësit dhe i mbështetur nga opozita dhe kandidatja e propozuar nga zgjedhësit, Suzana Pasha.
Në Bashkinë Tepelenë, kandidatët janë Gabriel Guma i propozuar nga zgjedhësit dhe i mbështetur nga opozita dhe Gramos Sako nga Partia Socialiste.
Në Bashkinë Berat, gara zhvillohet mes Ervin Cecës nga Partia Socialiste dhe Pavlo Shkarpës i propozuar nga zgjedhësit dhe i mbështetur nga opozita.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se janë marrë të gjitha masat organizative dhe logjistike për zhvillimin e procesit zgjedhor në kushte normale dhe të sigurta./atsh.al
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...