Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sërish për procesin zgjedhor të 11 majit dhe rëndësinë që ka vota për Partinë Socialiste e cila sipas tij garanton procesin e integrimit në Bashkimin Evropian
Ai liston disa argumente se pse një prind demokrat duhet t’i besojë votën Partisë Socialiste, shkruan Arbresh.info
Reagimi i Ramës:
Ta hedhë votën në kënetë! Kot. Gjynah.
Ta hedhë votën në ndonjë nga ato moçalet e reja plot me kushërinj të kënetës! Kot. Gjynah.
Të mos e hedhë askund! Gjynah edhe kjo, po gjysma e të keqes.
OSE pastaj mund të bëjë gjënë e duhur, për vete dhe Shqipërinë:
Të mbyllë sytë, e ta hedhë në kutinë 5, ku jam unë dhe PS
E di që s’është ndonjë kënaqësi e madhe për një demokrat. Por ama është një kontribut dhe përfitim i madh, sepse:
Nuk e çon votën kot, po e jep për të fuqizuar Shqipërinë në negociatat me Bashkimin Europian.
Nuk e bën votën për gjynah, po u jep fëmijëve të vet pashaportën europiane të Shqipërisë 2030 në BE
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar