Për herë të parë në historinë e vendit, emigrantët po votojnë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit nga vendi ku ata jetojnë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar procesin e dërgimit të zarfeve me fletëvotimet për shqiptarët jashtë vendit. Sipas shifrave zyrtare të publikuara nga KQZ-ja, deri sot janë marrë nga zgjedhësit 164.022 zarfe, ndërsa 22.534 kanë mbërritur në KQZ.
Deri tani më shume zarfe kanë ardhur nga Italia 6,8%, Gjermania 1,5% Mbretëria e Bashkuar 1,0%, Shtetet e Bashkuara te Amerikës 0,7% dhe Greqia 0,7%. Për zarfet e mbërritura sipas qarqeve, vendin e parë e zë Durrësi me 3,6%, më pas Elbasani me 1,8%, Berati me 1,4%, Dibra me 1,3%, Tirana me 1,2% dhe Lezha me 0,8%.
Votuesit në diasporë kanë kohë ta plotësojnë dhe ta dërgojnë fletën e votimit me postë deri në javën e parë të muajit maj. Çdo votë që mbërrin në Shqipëri pas datës 11 maj, ora 19:00, do të konsiderohet e pavlefshme.
Vendi i caktuar për administrimin e këtij procesi është Pallati i Sportit “Feti Borova”, pranë Parkut Olimpik Tiranë, ku do të kryhet edhe numërimi i votave të diasporës.
Zarfet po monitorohen 24 orë nga kamera të sigurisë, por dhe përfaqësues të partive politike./rtsh
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...