Atletja shqiptare, Egi Gjyzeli, është eliminuar të martën nga gara e spektaklit Big Brother VIP Albania 5, duke i dhënë fund kështu rrugëtimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Ajo nuk arriti t’i shpëtojë televotimit javor, ku përballë eliminimit ishin edhe banorët Artani, Juela, Rogerti dhe Edisa.
Pas mbylljes së votimit nga publiku, ishte pikërisht Egi Gjyzeli ajo që mori më pak mbështetje, duke u detyruar të lërë shtëpinë dhe garën për çmimin e madh.
Gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, atletja u përfshi në dinamika të ndryshme me banorët, duke qenë pjesë e debateve dhe diskutimeve që shpeshherë kanë tërhequr vëmendjen e publikut.
Eliminimi i saj ka ndryshuar edhe një herë balancat brenda shtëpisë, ndërsa gara në “Big Brother VIP Albania 5” vazhdon të bëhet gjithnjë e më e fortë me banorët që mbeten në lojë. /Telegrafi/
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...