Pasditen e sotme në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, ka arritur grupi i dytë i qytetarëve të cilët janë evakuuar nga Dubai, pas shpërthimit të luftës atje mes ShBA-së, në mesin e tyre janë edhe 11 kosovarë.
Kështu bëri të ditur përmes një njoftimi Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut.
Sipas njoftimit, personat fluturuan ‘shëndoshë e mirë’ dhe u larguan nga territori i Emirateve të Bashkuara Arabe.
“Nga ky numër gjithashtu, 7 janë shtetas serb, 2 janë shtetas të Bosnjës dhe Hercegovinës, 2 janë shtetas shqiptarë, 1 është shtetas gjerman, 1 është shtetas armen dhe 1 është shtetas malazez”, thuhet në njoftim.
“Bazuar në një plan të përcaktuar më parë dhe në koordinim me institucionet kompetente, fluturimi u organizua nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, dhe kostot për zbatimin e tij u mbuluan plotësisht nga shteti”, thuhet tutje në njoftim.
Tutje në njoftim thuhet se grupi i tretë i qytetarëve pritet të mbërrijë në Prishtinë nesër, me fluturim nga Riadi, Mbretëria e Arabisë Saudite.
Gimbo zbulon bisedën me babanë e Selinës, ja çka i tha
Dallku akuzohet për nxitje dhune dhe ofendime nga Vjosa e Sh...
Mbyllet pa gola pjesa e parë e finales së Carabao Cup mes Ar...
Vdes tragjikisht 19 vjeçari shqiptar, ra nga skelet ne Angli
Protesta e opozitës, 1400 efektivë policie në terren për gar...
Rreth 200 vullnetarë, 400 thasë mbeturina – Aksion pastrimi ...