Pika e Kalimit Kufitar te Kapshticës do të qëndrojë e mbyllur për daljet nga Shqipëria në drejtim të Greqisë deri në 22 shkurt.
Autoritetet greke kanë shtyrë edhe dy javë të tjera afatin e mbylljes për shkak të shifrave të larta të infektimeve ndërsa kane lënë në fuqi të njëjtat masa shtrënguese për ata që vijnë nga Greqia ne drejtim të Shqipërisë.
Kështu, dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë. Mjetet si autobuza, taksi apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.
Edhe pse kjo situatë zgjat prej disa muajsh dhe ka shkaktuar ndikim negativ në ekonominë lokale për biznesin dhe banorët duket se ende nuk ka një zgjidhje për situatën./TCH
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...