Sot në mbrëmje mbërrin për herë të parë në Tiranë Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelensky.
Kreu i shtetit të Ukrainës do të mbahet nën masa tejet të rrepta sigurie. Ai do të marrë pjesë në Samitin e Ukrainës me vendet e Evropës Juglindore.
Samiti është organizuar nga qeveria shqiptare, për të mbështetur vendin që prej 2 vitesh përballet me sulmin e Rusisë. Në këtë samit pritet të mblidhen dhe fonde për Ukrainën, për të përballuar sulmet ruse dhe për të rimëkëmbur vendin pas luftës.
Zelensky pranoi ftesën e kryeministrit Edi Rama dhe i bashkohet samitit në Tiranë ku janë edhe lider të 10 shteteve të tjera, kryesisht në lindje të Evropës.
Presidenti Zelenski, parashikohet që të ketë një takim ‘kokë më kokë’ me kryeministrin Edi Rama dhe më pas një konferencë të përbashkët për shtyp. Për arsye sigurie nuk konfirmohet vendi ku do të qëndrojë Presidenti Zelenski, ndërsa është mësuar se prej shume kohësh shërbimet e sigurisë kanë mbërritur në Tiranë./rtsh
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...