LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku të bëhet zëvendëskryeminstri im

12:50 | 20 Prill 2026
E.H

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se takimi me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, nuk ka prodhuar marrëveshje, duke e cilësuar atë si të pasuksesshëm.

“Më duhet të konstatoj se bisedimet rezultuan të pasuksesshme, për shkak se asnjëra prej ofertave që ne kemi bërë nuk u pranua nga kreu i LDK-së”, ka thënë Kurti.

Ai ka bërë të ditur edhe propozimet e Lëvizjes Vetëvendosje për bashkëqeverisje me LDK-në.

“Ne ofruam që LDK, në bashkëqeverisje me LVV-në dhe partnerët e tjerë, të ketë postin e zëvendëskryeministrit, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, si dhe tri ministri të tjera”, tha Kurti.

Ai shtoi se kishte propozuar që postin e zëvendëskryeministrit ta mbante vetë Abdixhiku, me qëllim të fillimit të një kapitulli të ri bashkëpunimi ndërmjet dy partive.

Shpërndaje në rrjete sociale