Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance, i dërguari special Steve Witkoff dhe Jared Kushner pritet të udhëtojnë në Islamabad për raundin e dytë të bisedimeve të paqes mes SHBA-së dhe Iranit, ka bërë të ditur Donald Trump.
Sipas raportimeve, edhe një delegacion nga Irani është informuar se mund të marrë pjesë në bisedime, por mediat shtetërore iraniane kanë hedhur dyshime për pjesëmarrjen e tyre. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baqaei, ka deklaruar se aktualisht nuk ka plane të konfirmuara për raundin e ri të negociatave.
Delegacioni amerikan përbëhet nga tre figura kryesore: JD Vance, Steve Witkoff, Jared Kushner. Bisedimet vijnë pas një armëpushimi të përkohshëm mes SHBA-së dhe Iranit, ndërsa ende mbetet e paqartë nëse pala iraniane do të marrë pjesë zyrtarisht në takime, shkruan CNN.
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme vjetore të ...
Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe...
Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Enge...
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...