Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me dy trupat e pajetë të gjetur pasditen e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit.
Të dy personat janë skeduar si përdorues droge. Madje overdosa besohet të jetë dhe shkaku i vdekjes së trupit të paidentifikuar në lagjen nr.7 në Durrës, trupi i tij është gjetur në gërmadhat e një shtëpie të prishur.
Njoftimi i policisë
Policia e Durrësit ka njoftuar ditën e sotme se janë gjetur dy trupa të pa jetë të seksit mashkull në dy lagje të ndryshme. Një prej tyre, i paidentifikuar dhe i dekompozuar është gjetur në ambient të hapur në lagjen nr.7. Ndërsa trupi i shtetasit B.C. 39-vjeç është gjetur në lagjen nr. 16. Nga kqyrja paraprake në trupat e dy personave nuk janë evidentuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...
Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...