Zbardhen propozimet e opozitës në Këshillin Politik në lidhje me qeverinë tranzitore.
Ky propozim është dorëzuar në Këshill dhe kërkohet që një qeveri e tillë të funksionojnë deri sa vendi të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
Në propozimin e PD-së thuhet se qeveria kujdestare do të formohet 100 ditë përpara ditës së zgjedhjeve parlamentare dhe se fillon ushtrimin e detyrës për të garantuar standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Po ashtu opozita pohon se përmes kësaj qeveri do të këtë asnjanësi të institucioneve në zgjedhje, barazi e trajtimit të kandidatëve në lidhje me burimet administrative.
“100 ditë përpara ditës së zgjedhjeve parlamentare, Kuvendi i Shqipërisë, miraton përbërjen e Qeverisë Kujdestare të Zgjedhjeve, e cila pas betimit përpara Presidentit të Republikës, fillon ushtrimin e detyrës për të garantuar standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, me funksion të posaçëm ndalimin e përdorimit të burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore. Ky rregull zbatohet deri në hyrjen në fuqi të marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Qeveria Kujdestare e Zgjedhjeve ka për detyrë:
të sigurojë asnjanësi dhe paanshmëri të institucioneve të administratës publike në procesin zgjedhor;
të sigurojë barazinë e trajtimit midis kandidatëve dhe partive të ndryshme në lidhje me burimet administrative;
të sigurojë barazi ndërmjet të gjithë subjekteve zgjedhore, duke mbrojtur nga keqpërdorimi i mundshëm i burimeve administrative për qëllime politike”, – pohohet ndër të tjera në dokument.
Dokumentin mund ta gjeni këtu: 463800211-Qeveria-Kujdestare-30-05-2020
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...
Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada jep ...
Rama: Siguria ushqimore, sfida më komplekse e procesit të in...