Vriten dy persona me armë zjarri në Durrës

07:33 | 22 Tetor 2025
E.H

Dy persona janë vrarë sot pas mesnatës në Manëz të Shqipërisë pranë një pike karburanti.

Policia e Shtetit njofton se vrasja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, transmeton Arbresh.info.

Autorët e këtij krimi janë të njohur për policinë shqiptare.

Të vrarë kanë mbetur A.K 23-vjeçar dhe F.P 33-vjeçar.

Njoftimi i plotë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 01:45 të datës 22.10.2025, në Manëz, pranë një karburanti, pas një konflikti dyshohet për motive të dobta, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit A. K., 23 vjeç, dhe F. P., 33 vjeç, të dy banues në Manëz.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, dyshohet se shtetasi F. P. është vrarë me armë zjarri nga shtetasi D. P., 21 vjeç, banues në Manëz, ndërsa shtetasi A. K. dyshohet se është vrarë nga shtetasi F. P.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive për kapjen e shtetasit D. P.

Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe administrimin e çdo prove, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme