Aldi Rama është autori i dyshuar i ngjarjes që tronditi vendin ditën e sotme ku 21-vjeçari dyshohet se ka qëlluar duke e lënë të vdekur oficerin e policisë, Saimir Hoxha.
Pas shumë orë përpjekjesh, policia rrethoi zonën por në momentin e arrestimit i riu dyshohet se tentoi vetëvrasjen duke qëlluar veten. Policia në njoftimin zyrtar jep detaje se Aldo Rama u transportua me urgjencë drejt spitalit në gjendje kritike për jetën.
Aldi Rama është person problematik, i dënuar më parë për kultivim narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje. Bëhet me dije se Aldi Rama është me origjinë nga Librazhdi, jetonte i vetëm me gjyshen dhe gjyshin pasi prindërit e tij ishin të divorcuar. Mamaja e 21-vjeçarit jeton në Greqi, kurse i ati vuante dënimin me burg në vendin fqinj.
Efektivi i policisë Saimir Hoxha humbi jetën në krye të detyrës teksa po bënte kontrolle për kanabisin që ishin kultivuar nga grupe kriminale në Lezhë./syri/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...