Autori i krimit të vrasjes së gruas së tij ditën e djeshme në Kavajë pas një konflikti banal, ka dalë sot para trupit gjykues.
Pas marrjes së vendimit “arrest me burg”, autori u shpreh: Nuk e di ç’kam bërë. Kishim 4 vjet që grindeshim.”Sami Metushi pati një debat me bashkëshorten e tij Sose Metushi mëngjesin e djeshëm dhe në debat e sipër, ai i ka ngulur katër herë thikën në bark asaj.
Gruaja ka vdekur në vend, ndërsa Sami Metushi ka dalë me duart e përgjakura në oborr ku ishin tri fëmijët e tyre duke u thënë: E vrava nënën!”Fëmijët janë shokuar, ndërkohë që i ati vrasës nuk është larguar, por ka pritur policinë ta arrestonte.Tërë atë mëngjes ai ishte kujdesur për bagëtinë dhe shpendët dhe më pas kishte hyrë në shtëpi, ku duke mos e gjetur gati mëngjesin, kishte nisur debatin me të shoqen.
Rama: Task-forcë për të stabilizuar çmimin e naftës
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...