Sot bëhen 18 vjet nga tragjedia e Gërdecit, në të cilën humbën jetën 26 persona dhe 300 të tjerë u plagosën pas shpërthimit që tronditi fshatin në periferi të Tiranës.
Shpërthimi, i cili ndodhi rreth orës 12:05 të mesditës në punishten e demontimit të armëve, dëmtoi dhe qindra shtëpi të zonës përreth.
Ngjarja pushtoi të gjitha televizionet vendore, por edhe ekranet e shumë kanaleve të huaja si Euro News, CNN dhe të tjera, ku ngjarja mori prioritet.
Sipas vendimit të gjykatës, ish-përgjegjësi i fabrikës së armëve të demontimit që shpërtheu më 15 mars 2008 në Gërdec u dënua me 18 vjet burg, ish-drejtori i MEICO, Ylli Pinari po ashtu me 18 vjet burg, ndërsa administratori i fabrikës Alba-Demil, Mihal Delijorgji me 10 vjet burg.
Aksident i rëndë në Turqi, përmbyset autobusi, raportohet pë...
Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj
Man City pa tre lojtarët kryesorë për ndeshjen më të rëndësi...
Duke parë nënën në skenë – reagimi i djalit të Dafina ...
Dy ushtarë amerikanë zhduken gjatë stërvitjes “African Lion”...
Roberti flet sërish për Tunën: Është sjellë keq me nënën tim...