Garda Revolucionare Iraniane ka lëshuar një deklaratë të ashpër ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu. Në deklaratë thuhet se nëse ai është ende gjallë, Irani do të vazhdojë ta ndjekë dhe ta godasë me të gjitha forcat e tij.
“Pasiguria mbi fatin e kryeministrit kriminal sionist dhe mundësia e vdekjes ose e arratisjes së tij me familjen nga territoret e pushtuara zbulojnë krizën dhe paqëndrueshmërinë e sionistëve. Nëse ky vrasës kriminal fëmijësh është ende gjallë, ne do të vazhdojmë ta ndjekim dhe ta vrasim me të gjitha forcat tona”, thuhet në deklaratën e Gardës Revolucionare.
Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar ishullin iranian Kharg, përmes të cilit kalon rreth 80% e eksporteve të naftës së Iranit. Ai u ka kërkuar gjithashtu vendeve të tjera të përfshira të dërgojnë anije për të mbrojtur Ngushticën e Hormuzit, duke bërë të ditur se disa shtete janë zotuar të kontribuojnë në sigurinë e saj.
Trump deklaroi gjithashtu se një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës është ende larg, pavarësisht sinjaleve të gatishmërisë nga Teherani. “Kushtet ende nuk janë mjaftueshëm të mira”, u shpreh ai.
Gjatë natës, Izraeli u përball me një seri sulmesh ajrore. Sipas raportimeve të “Times of Israel”, që nga mesnata janë regjistruar pesë sulme. Dy persona mbetën të plagosur lehtë në qytetin Holon, në qendër të vendit, pas sulmit të dytë.
Ndërkohë, shpërthime të forta u raportuan edhe në Bahrein gjatë natës. Kuvajti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite njoftuan se kanë ndërprerë disa sulme të nisura nga Irani.
/rtsh.al/
Prokuroria Themelore në Ferizaj kërkon paraburgim ndaj pesë ...
Osmani viziton Teqen e Shejh Eminit në Gjakovë: Besimi nuk ë...
13 ndeshje pezullim për portierin që e grushtoi futbollistin...
Mbreti Charles i dhuron Presidentit Trump këmbanën origjinal...
Të miturit në burgun e Lipjanit forcojnë njohuritë teknike
Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e anijeve luftarake në...