Një azilkërkues shqiptar mohon që të ketë vrarë me thikë për vdekje një çift milioner në shtëpinë e tyre në Suffolk të Britanisë.
Ali Qazimaj, ka bërë një tjetër deklaratë në gjykatë, duke mohuar që të ketë jetuar në Britani.
“Unë kurrë nuk kam qenë në Mbretërinë e Bashkuar në të gjithë jetën time”, tha ai para gjykatës. 43 vjeçari dyshohet se ka vrarë Peter Stuart, 75 vjeç dhe gruan e tij Sylvia, 69 vjeçe. Ai mendonte se ata kishin sasi të mëdha parash, ndërsa kishte borxhe të shumta për shkak se luante bixhoz.
Menjëherë pas krimit, ai u arratis jashtë vendit për t’u arrestuar disa ditë më vonë në Luksemburg.
Ngjarja e rëndë ndodhi në qershor të vitit të shkuar. Qazimaj rikonfirmoi sërish se quhet Vital Dapi dhe sipas Daily Mail, ka deklaruar se është nga Elbasani i Shqipërisë si dhe pretendon se nuk ka qenë kurrë në Britani.
I pandehuri foli megjithatë në gjuhën angleze i ndihmuar herë pas here nga një përkthyes shqiptar.
Flick pas triumfit në Superkupën e Spanjës: Ne e merituam fi...
Osmani: Kam marrëdhëniet të shkëlqyeshme njerëzore me Kurtin
Vodhën para në një objekt fetar, arrestohen dy persona në Mi...
SHBA kryen sulme të reja hakmarrëse kundër IS në Siri
Ndëshkohen tetë shoferë në Ferizaj për manovra të rrezikshme...
Alonso zbulon arsyejen pse i largoi Valverden dhe Vinin nga ...