Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar pas ndarjes nga jeta të 14-vjeçarit si pasojë e një konflikti me dy bashkëmoshatarë të tij, pak metra larg ambienteve të shkollës “Fan Noli”.
Me anë të një postimi në Facebook Begaj u ka shprehur ngushëllime familjes, shkruan Arbresh.info.
Po ashtu, ai i ka uruar shërim të shpejtë e të plotë nxënësit e plagosur.
“Kjo ngjarje e rëndë na shqetëson dhe na ngarkon me përgjegjësi për mjedisin ku po rrisim dhe edukojmë fëmijët tanë, duke përfshirë shoqërinë, shkollën dhe familjen. “, ka shkruar ai.
“Si shoqëri, kemi një sfidë të madhe përpara: Të frenojmë promovimin e dhunës në rrjetet sociale dhe hapësirën online, si dhe të ndalojmë çdolloj shfaqje të dhunshme në shoqërinë tonë.”. theksoi ai.
Presidenti Begaj theksoi se fëmijët dhe të rinjtë tanë meritojnë të orientohen drejt modeleve pozitive të punës, shkollimit dhe arritjeve nëpërmjet tyre./Arbresh.info/
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje